Nga Rajoni
31 August 2021
Mjeku shqiptar në Zvicër: 80% e pacientëve të hospitalizuar në spitalin që punoj janë shqiptarë, 90% e tyre të pa vaksinuar

Kryemjeku shqiptar në spitalin kantonal të Winterthurit, Zvicër, Naim Mehmeti ka shprehur shqetësimin e tij me vaksinimin e ulët të vaksinimit të shqiptarëve.

Mehmeti në një lidhje direkte në RTV Dukagjini ka thënë se numër shumë i vogël i shqiptarëve janë të vaksinuar në Zvicër.

“Propaganda ka ndikuar që shqiptarët të hezitojnë të vaksinohen. Shteti zviceran ka marrë të gjitha masat që edhe shqiptarët të vaksinohen”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Mjeku shqiptarë në Zvicër thotë se situate ditëve të fundit në Zvicër është përkeqësuar shumë.

“Kemi një numër të madh të pjesëtarëve të komunitetit shqiptarë këtu në Zvicër që janë hospitalizuar. Në spitalin ku unë punoj, 80% e të hospitalizuarve janë shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia dhe 90% e tyre janë të pavaksinuar”.

Mehmeti thotë se kjo është një gjendje alarmante për shqiptarët në Zvicër.



Të ndryshme
Më shumë
Naser Ziberi: Rivalët maqedonas kanë frikë se një shqiptar mund të bëhet Kryeministër 3 July 2020
Sot kulmi i rasteve të reja/ 641 raste të reja me COVID21 October 2020
Gjendja me COVID-19 në Maqedoni është stabile, vazhdon vaksinimi në të gjitha pikat në vend 1 July 2021