Nga Rajoni
28 October 2021
Kaq vota mori kandidati “modest” i Nismës pas rezultatit përfundimtar

Kandidati i Nismës Socialedemokrate në Podujevë, Xhemajl Hasani, ka befasuar me numrin e votave që ka marrë në zgjedhjet e 17 tetorit.

Hasani, i cili ishte i bindur në fitore, ka dal i fundit në rendite pas shpalljes përfundimtare të rezultateve.

Ai ka marrë vetëm 205 vota, apo 0.54 përqind.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni, ka dalë më i votuar sesa kryetari aktual që është nga radhët e LVV-së, Shpejtim Bulliqi.

Hyseni ka marrë 16.925 vota apo 44.20 për qind, derisa Bulliqi ka 16.907 vota apo 44.16 për qind.

Në vendin e tretë për nga votat radhitet kandidatja e PDK-së, Floretë Zejnullahu, me 2, 471 vota.

 



Të ndryshme
Më shumë
Zjarri në hotelin e Vlorës, Kurti: Jemi të tronditur, po monitorojmë gjendjen e qytetarëve tanë16 August 2026
Sot 16 raste të reja me coronavirus në Maqedoni 6 July 2021
Pandemia COVID-19, çfarë thotë raporti i OKB: Është koha që… 1 August 2020