Nga Rajoni
16 August 2026
Zjarri në hotelin e Vlorës, Kurti: Jemi të tronditur, po monitorojmë gjendjen e qytetarëve tanë

Katër shtetas të Kosovës janë mes personave të lënduar nga zjarri që përfshiu një hotel në zonën e Lungomares në Vlorë, ngjarje për të cilën ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Përmes një reagimi në Facebook, Kurti tha se tre prej qytetarëve të Kosovës po marrin trajtim mjekësor në Tiranë, ndërsa një tjetër ndodhet në spitalin e Vlorës. “Sot, në orët e hershme të mëngjesit, një zjarr përfshiu një hotel në Vlorë, ku si pasojë u lënduan katër shtetas të Republikës së Kosovës, tre prej të cilëve po marrin trajtim spitalor në Tiranë dhe një në Vlorë”, shkroi Kurti. Ai u shpreh se autoritetet e Kosovës po e ndjekin nga afër situatën dhe janë në komunikim me institucionet shqiptare. “Jemi të tronditur nga lajmi dhe po e monitorojmë nga afër gjendjen e qytetarëve tanë, duke qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse në Shqipëri. Të lënduarve u dëshiroj shërim të shpejtë dhe të plotë”, tha ai. Nga zjarri në hotel janë lënduar gjithsej gjashtë pushues, ndërsa disa prej tyre u detyruan të largoheshin nga ndërtesa duke u hedhur nga ballkonet për t’i shpëtuar flakëve dhe tymit. Sipas raportimeve të publikuara gjatë ditës, pesë persona janë transportuar për trajtim në Tiranë, ndërsa një vajzë raportohet në gjendje të rëndë. Reagimi i Kurtit vjen teksa institucionet shqiptare dhe kosovare po ndjekin gjendjen shëndetësore të të lënduarve dhe zhvillimet pas incidentit në Vlorë.



Të ndryshme
Më shumë
Tensione dhe fyerje ndërpersonale në seancën e kuvendit19 March 2026
Marina Vjollca nuk njihet në fotografinë e fundit 7 August 2020
Vendi i përgatitur për skenarin më të keq me Covid-19, pritet vendimi për kopshtet dhe shkollat” 7 August 2020