Nga Bota
29 March 2026
Marshim masiv në Londër kundër ekstremizmit, qindra mijëra në rrugë

Dhjetëra mijëra qytetarë janë mbledhur në Londër në një protestë të madhe kundër politikave të së djathtës ekstreme, e cilësuar si një nga demonstratat më të mëdha multikulturore në Mbretëria e Bashkuar.

Sipas organizatorëve, pjesëmarrja ka arritur deri në gjysmë milioni persona nga e gjithë vendi, ndërsa policia britanike e ka vlerësuar numrin rreth 50 mijë, duke theksuar vështirësinë për një shifër të saktë për shkak të përmasave të tubimit.

Protesta erdhi si kundërpërgjigje ndaj një tubimi të mëhershëm të figurave të së djathtës, mes tyre Tommy Robinson dhe Nigel Farage, ndërsa organizatorët synuan të dërgojnë një mesazh kundër urrejtjes dhe përçarjes.

Tubimi u mbështet edhe nga personalitete publike, ku deputetja Diane Abbott dhe përfaqësuesi i Partisë së Gjelbër Zack Polanski bënë thirrje për angazhim qytetar dhe solidaritet në komunitet.

Atmosfera u shoqërua me performanca artistike dhe fjalime publike, duke e kthyer protestën në një manifestim të gjerë qytetar për bashkëjetesë dhe diversitet.



Të ndryshme
Më shumë
I keqësohet gjendja 11-vjeçares në Zvicër, gjen shërimin në Kosovë21 June 2021
BDI: Gjykata Kushtetuese ka braktisur misionin e saj, vepron sipas agjendës së pushtetit aktual 3 May 2025
Mashtrimet për shërim jashtë vendit: Këto janë dy llogaritë që mblodhën rrejshëm para për pacientë që nuk ekzistonin24 September 2021