Nga Vendi
2 November 2021
Komisioni Evropian nuk e komenton dorëheqjen e Zaevit, kërkon që vendi të vazhdojë me reformat

Komisioni Evropian është përmbajtur të komentojë vendimin e kryeministrit Zoran Zaev, që të jep dorëheqje nga pozita e kryeministrit, për shkak të rezultatit të zgjedhjeve lokale.

AIM ka kërkuar reagim për dorëheqjen e Zaevit, por Komisioni Evropian ka komentuar shkurt se “vendi duhet të vazhdojë me reformat e BE-së”, pa dhënë deklaratë shtesë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa sa i përket procesit zgjedhor, KE ka vlerësuar se në bazë të raportit të OSBE/ODIHR, zgjedhjet kanë qenë konkurruese dhe fer.

“Administrata zgjedhore nuk po arrin të adresojë “disa mangësi administrative që nga raundi i parë. Megjithatë, retorika negative dhe pretendimet se ka pasur presion mbi votuesit dhe kandidatët vazhduan të ndikojnë në zgjedhje”, tha për AIM, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anna Pisonero.

Ndryshe, pas deklaratës së Zaevit se do të dorëhiqet, dje reagoi edhe Departamenti Amerikan i Shtetit, prej ku thanë se SHBA do të vazhdojë bashkëpunimin me Maqedoninë e Veriut në fushat me interes të përbashkët./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Turp nga polakët, fishkëllejnë Himnin26 March 2026
Berisha dhe Mediu takojnë Mesiç në Zagreb, fokus te Kosova dhe kritika ndaj situatës në Shqipëri 1 May 2026
Pse gratë dhe vajzat e afgane i tremben regjimit taliban? 8 rregullat që s’duhen thyer sepse i pret vdekja17 August 2021