Nga Vendi
24 April 2026
Shtohet numri i të lënduarve në Kisella Vodë, edhe një pacient dërgohet në urgjencë

Një tjetër person i lënduar është dërguar në Qendrën Urgjente pas incidentit të ndodhur në Kisella Vodë, ku gjatë punimeve në një kantier ndërtimi ka pasur rrëshqitje dheu.

Sipas informacioneve, pacienti është 47 vjeç dhe ndodhet në gjendje stabile. Ai është sjellë në spital rreth 10 minuta më parë, duke iu bashkuar të lënduarve të tjerë nga i njëjti incident.

Nga ngjarja e mëhershme raportohet se një punëtor ka humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes së dheut, ndërsa tre persona të tjerë janë lënduar gjatë punimeve në kantier.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.

Burimi: SHENJA



Të ndryshme
Më shumë
Çifti i njohur i rrjeteve sociale në bisedime për Big Brother VIP Albania 6?27 September 2026
Bajram Rexhepi: “Për Tetovën e Re, me vëmendje të posaçme për pensionistët” 1 August 2025
UNT sensibilizon për autizmin dhe sindromën Down, bashkon ekspertë dhe prindër në një panel gjithëpërfshirës31 March 2026