Nga Vendi
31 March 2026
UNT sensibilizon për autizmin dhe sindromën Down, bashkon ekspertë dhe prindër në një panel gjithëpërfshirës

Në Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup u organizua një panel diskutimi në kuadër të Ditëve Botërore të Autizmit dhe Sindromës Down, me fokus ndërgjegjësimin dhe përfshirjen sociale.

Aktiviteti mblodhi studentë, profesorë dhe profesionistë, ndërsa në panel kontribuuan Brixhida Muça nga qendra “Lumturo Dhimbjen”, Griselda Geci nga qendra Fluturo për Jetën, Ermira Et'hemi nga “Klubi i Prindërve të fëmijëve Specialë”, si dhe prindi Afrim Bajrami.

Diskutimet u drejtuan nga Nita Beluli Luma dhe Mirlinda Bilalli, të cilat sollën perspektiva profesionale dhe akademike mbi sfidat dhe nevojën për mbështetje të vazhdueshme.

Mesazhi kryesor i aktivitetit ishte se “zhvillimi njerëzor nuk është linear apo uniform”, duke theksuar rëndësinë e krijimit të një shoqërie gjithëpërfshirëse që respekton diversitetin.

Ngjarja u shoqërua edhe me aktivitete kreative të studentëve, duke e kthyer panelin në një thirrje për më shumë ndërgjegjësim dhe humanizëm.



Të ndryshme
Më shumë
Gjykata Kushtetuese: Nëse Presidenti nuk zgjidhet deri më 6 tetor, Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje23 September 2026
Këngëtarja Eva Ndoja pozon pranë një mashkulli 2 September 2021
Shqipëri, 3 viktima dhe 82 raste të reja me Covid-19 2 July 2020