ShowBiz
21 September 2026
Gold AG te Grida Duma Podcast: Mu mor fryma, gati pësova infarkt kur u dënua UÇK!

Këngëtari i njohur shqiptar Arian Agushi, Gold AG, ka rrëfyer në Grida Duma Podcast emocionet, bindjet dhe historitë personale që lidhen me UÇK-në, patriotizmin, besën, besimin dhe raportin me Shqipërinë.

Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin e krerëve të UÇK-së ka qenë një prej momenteve që e ka tronditur më fort.

“Mu mor fryma kur u dënuan krerët e UÇK-së, gati pësova infarkt”, tregon Gold AG, duke shtuar: “Nuk doja të vdisja para syve të djalit”.

Në bisedën me Grida Dumën, ai flet për sakrificën e dëshmorëve, tradhtinë dhe ata që, sipas tij, kanë dëmtuar çështjen shqiptare.

“Heronjtë tanë janë vrarë në prita”, shprehet këngëtari, ndërsa rrëfen edhe çfarë i kanë thënë Thaçi, Selimi, Krasniqi dhe Veseli gjatë takimeve në burg.

Gold AG ndalet te patriotizmi, besa dhe dashuria për Shqipërinë, duke deklaruar: “Shqipërinë e kemi dasht pa kushte”.

Ai flet edhe për besimin dhe edukimin e fëmijëve, ndërsa rrëfen përvojën e arrestimit në Greqi për shkak të këngëve për Çamërinë.

“Kurrë në jetë nuk shkoj të pushoj në Greqi!”

Një bisedë e drejtpërdrejtë, emocionale dhe me qëndrime të forta, në Grida Duma Podcast.



Të ndryshme
Më shumë
Votohet Qeveria “Kurti 4”, Albin Kurti merr mandatin e ri si kryeministër13 September 2026
Rama në Konferencën e Mbrojtjes Kibernetike: Jam i vetmi në qeverinë time pa doktoraturë 9 October 2025
Rita Ora flet për herë të parë për lidhjen me regjisorin 46-vjeçar, Taika Waititi20 August 2021