Nga Vendi
2 November 2021
SPB Tetovë: Për një muaj janë bërë më shumë se 1.200 shkelje në komunikacion

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë informon se gjatë muajit të kaluar (tetor) në dhjetëra kontroll-aksione lokale dhe të intensifikuara, të zhvilluara në rajonin e gjerë të Tetovës janë zbuluar dhe sanksionuar ligjërisht gjithsej 1212 lloje të ndryshme të parregullsive, përkatësisht kundërvajtje në komunikacion.

Krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, këtë vit janë bërë 20 shkelje më shum

“Në aktivitetet kontrolluese të tetorit dhe për konstatimin e kundërvajtjeve janë përjashtuar nga qarkullimi 32 automjete, prej të cilave 24 kanë pasur të skaduar regjistrimin për mbi 30 ditë, ndërsa tek 8 automjete janë konstatuar me parregullsi teknike. Gjatë kësaj periudhe janë përjashtuar nga qarkullimi edhe 255 shofer, nga të cilët 126 drejtojnë automjete pa patentë shofer, 62 nën efektin e alkoolit, 57 vozitës fillestar dhe 10 me masë mbrojtëse ndalesë të aktive për drejtim”.

“Gjithashtu, muajin e kaluar janë konfiskuar përkohësisht 11 automjete me regjistrim të skaduar për më shumë se 6 muaj, 122 patentë shoferë dhe 36 leje qarkullimi trafiku, ndërsa “shërbimi i merimangës” së Tetovës ka marrë gjithsej 104 automjete të parkuara gabimisht, kryesisht në zonën qendrore të qytetit të Tetovës, ku është frekuenca më e madhe e trafikut”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Hoxha – Taravari: Organet partiake do të vendosin nëse do të ketë mbështetje të ndërsjellë në rreth të dytë20 October 2021
Ibra ka vendosur të qëndrojë te Milani31 July 2020
Qiraxhiu që nuk do donit ta kishit, la pas 5000 kanoçe birrë në apartament19 August 2021