Nga Vendi
2 November 2021
Qeveria e Maqedonisë miraton Strategjinë për punësim

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 117-të miratoi Strategjinë nacionale për punësim 2021-2027 me Plan aksional të përfshirë.

“Në përputhje me trendet të rimëkëmbjes së ekonomisë dhe në tregut të punës, zbatimi i Strategjisë është paraparë në dy faza, prej të cilave faza e parë është e përqendruar kryesisht në zbutjen e efekteve negative nga COVID-19 në punësim dhe vendosje të reformave të nevojshme për fillim të fazës së dytë (nga 2021 deri 2027) të politikave, e cila është progresive dhe synon përafrimin me Strategjinë e Punësimit të Bashkimit Evropian”, thonë nga Qeveria.

Nga Qeveria shtojnë se projektimet për punësim, shkalla e pjesëmarrjes të të punësuarve në popullatën e përgjithshme deri në vitin 2027 do të rritet në 60%, ndërsa niveli i papunësisë do të bie në 11% për popullsinë në moshe pune.

Strategjia Nacionale e Punësimit shoqërohet edhe Garancinë për të rinjtë, plani i të cilit riformulohet në vitin 2022 duke marrë parasysh progresin e arritur, ndikimin e pandemisë në punësimin e të rinjve./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni: Nga nesër kafenetë dhe restorantet edhe në hapësira të mbyllura25 June 2020
“29 Korrik – Përkujtimi i Dëshmorit Tahir Sinani: Heroi që u Flijua për Lirinë”29 July 2025
Covid-19 në Maqedoni, shtatë viktima dhe 165 raste të reja 3 July 2020