Nga Vendi
22 November 2021
Ministria e Shëndetësisë jep lajmin e fundit për masat e reja në vend

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, mëngjesin e sotëm në Shtabin e Përgjithshëm Koordinues të Krizave (GCCS) propozoi masat e Komisionit për Sëmundje Infektive.

Ministri vuri në dukje se masat e propozuara nga ekspertët e shëndetësisë mbështeten plotësisht dhe do të japin rezultate në ruajtjen e situatës relativisht stabile epidemiologjike në vend dhe rritjen e vaksinimit në vend.

Duke folur për situatën në vend, ministri shpjegoi se spitalet janë të mbushura me pacientë të pavaksinuar, pra përqindja e të pavaksinuarve dhe të shtruarve shkon nga 75% deri në 80%. Masa të tilla, por edhe shumë më rigoroze janë të disponueshme kudo në rajon, Bullgari, Kroaci, Slloveni, Greqi, si dhe Austri, Holandë e të tjera.

Ministri Filipçe në mbrëmje do të mbajë takim me sindikatat për të dëgjuar propozimet e tyre, të cilat do të prezantohen në seancën e qeverisë.

Në mbledhjen e sotme të KSHPK-së nuk janë arritur konkluzione, masat e propozuara do të shqyrtohen nesër në seancë të Qeverisë./ Alsat.mk



Të ndryshme
Më shumë
Vdiq duke u dërguar ujë zjarrfikësve, publikohen momentet e fundit të 25-vjeçarit turk30 July 2021
KOSOVA / Sfida të reja për votimin e diasporës më 28 dhjetor: Debat i ashpër ndez atmosferën në KQZ24 November 2025
BDI kërkon tërheqje të librit të Gjeografisë: Po shtrembërohet realiteti historik dhe politik i Kosovës 9 December 2025