Nga Vendi
23 November 2021
“Besa Trans – Shkup” me telegram ngushëllimi për aksidentin e ndodhur në Bullgari

Kompania “Besa Trans – Shkup” përmes një telegrami ka shprehur ngushëllime për aksidentin tragjik që ndodhi sot në Bullgari.

Nga kjo kompani theksojnë se janë në bashkëpunim me organet kompetente në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari për të gjetur shkaqet e aksidentit ku humbën jetën 46 persona dhe 7 të tjerë mbetën të lënduar.

“Kjo është një tragjedi dhe ditë shumë e rëndë, me dhembje e pikëllim për gjithë populliin pasagjerët tanë dhe stafin e agjensionit Besa Trans në Shkup”. Kompanija esht ne bashkpunim me organet kompetente te R. Bulgaris dhe R.V.Maqedonis me qellim qe te zbulohen hetimet sa me shpejt. Zoti qofte me Ju dhe familjet e viktimave, për të lënduarit shërim sa më të shpejtë kurse viktimat ti shpërblej me parajsë. Qofshim nën mbrojte te Zotit”, thuhet në fund të njoftimit.

 

 



Të ndryshme
Më shumë
Për shkak të mjegullës në Aeroportin e Shkupit, dy fluturime patën ulje në aeroporte të tjera22 December 2025
Këta janë artistët shqiptarë që do këndojnë në të njejtën skenë me Goran Bregoviq13 August 2021
Kurti: Serbia të pranojë të vërtetën, të kërkojë falje dhe të distancohet nga Serbia e Millosheviqit 1 July 2021