ShowBiz
4 January 2022
Përveç moderatores nga Kosova, zbulohen edhe dy banorët e tjerë që do hynë sot në ‘BBV’

Reality-show, “Big Brother Albania VIP” tashmë është kthyer në një ndër emisionet me të shikuara në trojet shqiptare, madje duke u bërë edhe temë diskutimi në shoqërinë tonë.

Sonte në natën e spektaklit pritet të merret vendimi për shtyrjen e finales deri më 18 shkurt, e jo siç ishte paraparë të ishte në javën e dytë të janarit.

Ndërsa në media rozë është përfolur se do të jenë tri hyrje të reja në shtëpi, ditën e djeshme u bë i ditur edhe emri i njëres prej tre banorëve që do të hyjë sonte e që është moderatorja kosovare, Egzona Rafuna.

Faqja e njohur në rrjetin social “Instagram”, ‘Vipat e Bllokut’ kanë publikuar edhe emrat e dy banorëve të tjerë që do të hynë sonte në ‘BBV.

Banori i dytë që do të hyjë është Genajd Shypheja i cili është me profesion tenist, ndërsa emri i dytë është këngëtarja, Xheisara Frisku.



Të ndryshme
Më shumë
Hoxhaj: priten lajme pozitive për lirimin e ish-udhëheqësve të UÇK-së nga Haga 3 May 2026
Nuredini: 75% e gazifikimit primar është ndërtuar në perëndim të vendit dhe 90-95% në jug19 September 2020
Mbi 9 mijë vende të lira në shkollat e mesme, regjistrohen 15.705 nxënës27 June 2026