ShowBiz
14 March 2022
A e dinit që moderatorja e njohur ka marrë pjesë në një program dashurie?

Moderatorja e njohur e ‘Top Channel’, Ori Nebiaj është shfaqur në ekran edhe si një vajzë në kërkim të dashurisë në emisionin “Kupid” të drejtuar nga Albana Osmani.

Tek “Ëndërrtjerrësit” janë shfaqur pamjet kur Ori u takua me Armandon dhe detyroi motrat që të ulnin automatin në mënyrë që të mos e shihnin prindërit. 

“Unë atëherë bëja një Top Select të ngjashëm me Tur Hyskon, ndërkohë që ula automatet e shtëpisë dhe i thoja motrave, në filan orë hiqni dritat në shtëpi që të mos e shohin mami e babi. Kupidi e bëri punën e tij”, tha Ori.

 

Ndërsa Albana shtoi se: “Kupidi nuk kishte asnjë skenar”.



Të ndryshme
Më shumë
Britaniku i infektuar me COVID 19 për 10 muaj rresht, 42 teste pozitive, 7 herë përfundoi në spital24 June 2021
Tetovë, asnjë viktimë nga covid në 24 orët e fundit20 September 2021
15% e amerikanëve besojnë se SHBA kontrollohet nga një grup elitar pedofilësh që adhurojnë satanin19 August 2021