Nga Rajoni
23 October 2026
Protestuesit në Tiranë djegin posterin me imazhet e Ramës dhe Vuçiçit

Protestuesit janë mbledhur edhe sot në kryeqytet, ku protesta është shoqëruar me tensione dhe veprime simbolike kundër kryeministrit Edi Rama.

Gjatë tubimit, protestuesit kanë përmbysur dhe rrokullisur në bulevard stolat që kryeministri Edi Rama kishte vendosur si një ftesë për dialog.

Veprimi i tyre vjen në një moment kur thirrjet për dialog janë përballur me reagime nga një pjesë e protestuesve.

Më pas, protestuesit i kanë vënë flakën një posteri ku shfaqeshin imazhet e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. /Tch/

 



Të ndryshme
Më shumë
LVV: Jemi gati për referendumin që do të ndodhë në këto zgjedhje27 December 2020
Bullgaria do të dërgojë ndihmë për shuarjen e zjarreve në Maqedoni 3 August 2021
LSDM: Çdo ditë qeveria e VMRO-së zhytet në skandale, krim dhe korrupsion 2 February 2026