Nga Rajoni
27 December 2020
LVV: Jemi gati për referendumin që do të ndodhë në këto zgjedhje

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur mbledhje me qendrat e saj, në të cilën morën pjesë kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media.

Siç njoftohet, në pjesën e parë të mbledhjes, kryetari Kurti foli rreth zhvillimeve të fundit politike, me theks të veçantë krijimin e rrethanave drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Teksa pritet vendimi zyrtar i Gjykatës Kushtetuese, LVV kërkon që data e mbajtjes së zgjedhjeve të jetë më e afërta e mundshme.

“Në këtë takim po ashtu u fol edhe për rëndësinë e madhe që ka mërgata jonë. Shteti i Kosovës, përmes institucioneve kompetente, duhet ta bëjë sa më të lehtë mundësinë e votimit nga mërgata, e jo t’ua vështirësojë një gjë të tillë, siç është bërë në të kaluarën”, thuhet në komunikatë.

“Viti 2020, përkundër vështirësive që ka patur për shkak të pandemisë e zhvillimeve të tjera në vendin tonë, cilësohet si i suksesshëm organizativisht për organizatën tonë. Në këtë vit, përmes procesit të brendshëm zgjedhor, kemi arritur të konsolidojmë një pjesë të madhe të strukturave tona organizative, teksa vitin po e përmbyllim me rreth 10 mijë anëtarësime të reja e me fitoret plebishitare në komunën e Besianës dhe në veriun e Mitrovicës”.

“Lëvizja dhe strukturat e saj organizative janë gati për referendumin që do të ndodhë në këto zgjedhje. Ndryshimi aq shumë i nevojshëm dhe i kërkuar nga populli, nuk ka asnjë arsye të mos lejohet që të ndodhë”, thuhet në fund.



Të ndryshme
Më shumë
Ryva këngëtarja me veshjet më të dalluara27 July 2021
Kosova shtrëngon masat, kthen në kufi dhjetëra shqiptarë të pavaksinuar dhe pa test30 August 2021
Komisioni për Sëmundje Infektive vendos nesër nëse do të mbyllen sërish kufijtë me Kosovën dhe Serbinë 2 July 2020