ShowBiz
16 March 2022
Miku i Donaldit tregon situatën e pakëndshme me Alban Ramosaj: I ngeli hatri

Këngëtari Tiri Gjoci, mik dhe bashkëpunëtor i Donald Veshaj ka treguar se ka hasur një situatë të pakëndshme me Alban Ramosaj, me të cilin gjithashtu ka raporte miqësore.

Sipas tij shkak është bërë një story që ka postuar në Instagram me Romeo Veshaj dhe pas asaj, Albani e ka hequr nga ndjekësit në Instagram.

Tiri tha në ABC se Albani e kishte marrë personale dhe ka bërë rolin e vëllait protektiv për Trixën, por nuk ka qenë e nevojshme pasi sipas tij statusi nuk ka pasur të bëjë me askënd.

 “Kam pasur një situatë jo fort të mirë me Albanin, vëllnëa e Trixës për shkak të shoqërisë që unë kam me çunat (Romeo dhe Donald Veshaj) dhe një postimi që unë bëra në Instagram me Romeon. Është shumë djalë i mirë, por u mërzit pak. Unë i thashë mos u mërzit.

Njerëzit duhet të kuptojnë, sidomos Albani, unë i dua të dy, si Trixën, si Donaldin. Ka gjithë të drejtën e gjithë botës të jetë vëlla protektiv. Unë bëra një story me Romeon, ishte ora 00:00 dhe shkrova “Bitch i mesnatës”. Është këngë e bërë nga Tingulli Trent dhe Alban Ramosaj.

 

Më shkruajti dhe e mori personale, që t’i biem shkurt. Ai gjasme u zhgënjye, duke qenë se kemi shoqëri prej vitesh bashkë, nga story im.

Morali është ky, që nuk rrotullohet bota rreth askujt.  Ai story nuk ka qenë për askënd, përveçse ishim dy miq në makinën time në 12 të natës dhe kjo është. Të gjithë ata që më njohin nga afër e dinë shumë mirë se sa tip jo kunjash jam, edhe ai që më ka njohur duhet ta dinte këtë gjë. Trixa nuk u mërzit aspak nga story im, u mërzit Albani” – u shpreh Tiri.



Të ndryshme
Më shumë
Organizohen autobusë e aeroplana me votues nga diaspora për Taravarin22 October 2021
Shpërthen Dafina Zeqiri: T’ju vijë turp që i thoni vetes patriotë29 July 2020
Haxhi këtë vit do të kryhet por vetëm nga muslimanët që jetojnë në Arabinë Saudite dhe që janë me kombësi të ndryshme22 June 2020