ShowBiz
7 April 2022
Modelja ruse reagon sërish dhe zbulon arsyen e ndarjes nga Don Xhoni

Ditën e djeshme Don Xhoni dhe Ariana konfirmuan ndarjen e tyre me anë të disa postimeve në rrjete sociale. Mes të tjerash, modelja ruse u shpreh e zhgënjyer nga reperi duke thënë se një ditë do t’i bjerë maska e djalit të mirë.

Mirëpo, Ariana është penduar për këtë deklaratë.

Ajo ka bërë një status tjetër në Instastory, ku ka shkruar se janë ndarë pasi janë dy njerëz të ndryshëm, por Don Xhoni është njeri i mirë.

“Edhe një herë them se as unë, as ai… nuk jemi të këqij. U ndamë sepse jemi të ndryshëm. Ai është një njeri i mirë, ai është një muzikant i mirë, shok, vëlla, bir…por njerëzit janë të ndryshëm, dhe ne thjesht nuk u përshtatëm”, ka shkruar modelja. 



Të ndryshme
Më shumë
Sela: Tre kushte për të biseduar për hyrje në qeveri, bashkimi me Taravarin është i pamundur18 November 2025
MSH Maqedoni: Dje janë aplikuar gjithsej 14.615 vaksina 2 July 2021
Pamje të autobusit nga aksidenti tragjik në Kroaci ku humbën jetën 10 bashkatdhetar27 July 2021