ShowBiz
11 April 2022
E kaluan në kufi pa prokurë/ Zajmina Vasjari e favorizuara e policëve të arrestuar në Morinë

Në një prej episodeve është protagoniste edhe këngëtarja Zajmina Vasjari, e cila nga regjistrimet zbulohet se ka kaluar fëmijët e saj në kufi pa prokorën e posaçme.

Në dosjen e prokurorisë theksohet se datën 02.01.2022 ora 10:57 në aplikacionin Whatsapp shtetasi i regjistruar me emrin “Tani Durrës” i thotë, Laertit Sulos me sms se në kufi ndodhet bashkëshortja e një mikut të tij bashkë me fëmijët, duke përmendur emrin e Zajmina Vasjarit, mirëpo nuk ka prokurë.

Laert Sulo Polici: Kur do kthehet

Tani: Ja ta pyes… dy ditë datë 4 ka kthim…

Laerti: Ok çfarë makine ka ose jepi nr tim të flas me të……

Tani: “Renxh Rover “AA001UD”…

Menjëherë më pas ora 11:00 Laert Sulo ja kalon me mesazh targën e automjetit të shtetases si porosi për ta ndihmuar punonjesit të policisë Emilton Asllanaj me detyrë përgjegjës turni në P.K.K Morine duke i thënë:

Laert Sulo: Ndihmoje pak është duke ikur për në Kosovë, duhet ta njohësh  Zajmina Vasjari……….

Nga verifikimi në sistemin TIMS rezulton se shtetasja Zaimina Vasjari ka kryer dalje nga Republika e Shqipërisë  në datë 02.02.2022 dhe ka hyrë në datë 04.02.2022, duke kaluar kufirin me mungesë dokumentacioni Prokurore për fëmijet e mitur, duke u favorizuar dhe ndihmuar nga punonjësi i policisë Emilton Asllanaj kundrejt porosisë të marrë nga shefi i stacionit Laert Sulo.

Po ashtu, nga verifikimi në sistemin TIMS rezultojnë të regjistruar edhe dy fëmijët e saj të mitur./syri.net

 



Të ndryshme
Më shumë
Çejku: Shqiptarëve të Malit të Zi u duhet një BDI 2 September 2020
Çerdhet në Gostivar të gatshme për punë, rreth 160 prindër janë paraqitur për t’i dërguar fëmijët në foshnjore25 August 2020
Edhe dy ditë afat, janë regjistruar mbi 1.6 milionë qytetarë në Maqedoni28 September 2021