Nga Vendi
14 July 2026
Takimi me ambasadorin britanik, theksohet partneriteti dhe mbështetja për proceset demokratike

Një takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoninë e Veriut, Matthew Lawson, u zhvillua sot, me fokus forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin mes dy vendeve. Gjatë takimit u vlerësua partneriteti i ndërtuar mbi besimin e ndërsjellë, si dhe mbështetja për proceset demokratike dhe zhvillimin institucional. Sipas njoftimit, gjatë bisedës u shpreh mirënjohje për bashkëpunimin dhe për kontributin e ambasadorit në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Maqedonisë së Veriut. Po ashtu, u theksua rëndësia e angazhimit të përbashkët për vlerat që lidhin dy vendet dhe vazhdimi i bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.



Të ndryshme
Më shumë
Beqarovski për kandidatët për kryetar komune: Paratë për billborde dërgoni për teste të shpejta30 August 2021
Grubi: Bashkësitë më të vogla nuk janë mjaftueshëm të përfaqësuara në administratën publike 5 August 2021
Banori serb i Bërnjakut: Kurti e Vuçiq të na lënë të jetojmë të qetë, shqiptarët janë shokët e mi27 September 2021