Nga Vendi
11 July 2026
Janë publikuar pesë thirrje publike për dhënien me qira të tokës bujqësore shtetërore mbi tre hektarë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, njoftoi se janë publikuar pesë thirrje publike për dhënien me qira të tokës bujqësore në pronësi të shtetit me sipërfaqe mbi tre hektarë. Sipas tij, ky hap përfaqëson përmbushjen e një prej premtimeve për vënien në funksion të çdo hektari të tokës bujqësore në dobi të fermerëve. Tripunovski theksoi se në kuadër të Thirrjes Publike nr. 01/26, që përfshin rajonet e Manastirit dhe Prilepit, pas rreth 20 vitesh përparësi në ndarjen e tokës do të kenë blegtorët, me synim zhvillimin e mëtejshëm të blegtorisë si një nga degët më të rëndësishme të bujqësisë. “Të gjithë bujqit e interesuar mund të informohen për kushtet në njësitë rajonale të Ministrisë. Së bashku krijojmë bujqësi më të fuqishme dhe më të qëndrueshme”, deklaroi Tripunovski.



Të ndryshme
Më shumë
Raportohet se varianti Delta përhapet sikurse lija e ujit30 July 2021
Hungaria vendos kufizime në çmimet e karburantit për t’u mbrojtur nga rritja e çmimeve 9 March 2026
BDI kërkon veprim të menjëhershëm të Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve21 July 2026