Nga Rajoni
2 July 2026
Sali Berisha dënon ndërhyrjen e policisë në protestë, kërkon lirimin e të ndaluarve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas ndërhyrjes së policisë ndaj protestuesve para Kuvendit, duke akuzuar Kryeministrin Edi Rama dhe ministrin Taulant Balla se urdhëruan përdorimin e forcës ndaj qytetarëve që, sipas tij, po protestonin në mënyrë paqësore.

Berisha deklaroi se gjatë protestës janë përdorur gaz lotsjellës, lëndë toksike, topa uji dhe mjete të tjera, ndërsa e cilësoi ndërhyrjen si një akt të rëndë dhune. “Me urdhër të Edi Ramës, sot narkopolicia përdori lëndë toksike, gaz lotsjellës të skaduar, spray ariu, lëndë piroteknike, topat e ujit, zvarritjen dhe përgjakjen e protestuesve paqësorë”, u shpreh ai.

Sipas kreut të PD-së, veprimet ndaj protestuesve tregojnë se qeveria është e gatshme të ndërmarrë çdo veprim për të ruajtur pushtetin. Ai kërkoi lirimin e menjëhershëm të të gjithë protestuesve të ndaluar, duke theksuar se ata ushtronin të drejtën kushtetuese për të protestuar.

Në përfundim, Berisha u bëri thirrje qytetarëve të mbështesin protestat, të cilat i cilësoi si lëvizjen rinore më të fuqishme që ka njohur vendi që nga vitet ’90.



Të ndryshme
Më shumë
Ja kur mbahen zgjedhjet lokale në Maqedoni20 September 2020
Përmbytje masive në Bullgari, shkatërrohet fshati turistik – raportohet edhe për viktima 4 October 2025
Ndahet nga jeta ish-Kryeparlamentari i Kosovës Nexhat Daci 1 January 2026