ShowBiz
11 April 2022
Beatrix Ramosaj paralajmëron bashkëpunimin me DJ Geek

Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj prej kohësh ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor.

Ndërsa, sot (e diel) këngëtarja ka sjell një pjesë të shkurtër të shkëputur nga klipi i ri e që është një bashkëpunim me DJ Geek.

E veshur në një trupore me ngjyrë të zezë nga materiali i lëkurës, Beatrix dukej tejet joshëse teksa afër vetës e mbante një qen.

Në postim, përveç që zbuloi titullin e këngës, Beatrix nuk ka bërë të ditur datën e lansimit të këngës së saj më të re.

“DJ Geek ft Beatrix, ma shumë se ti, së shpejti”, ka shkruar Beatrix në mbishkrimin e postimit.

Ndërkohë, kujtojmë që pak ditë më parë (1 prill) Beatrix lansoi demon e baladës “Më ndikon”, të cilën tha se së shpejti do ta sjell të kompletuar.

Ndërkaq, kënga e saj e fundit është “Faj” një dedikimi për ish-partnerin e saj aktorin Donald Veshaj, e cila u publikua pak ditë pasi këngëtarja përfundoi rrugëtimin e saj si banore e Big Brother VIP. 

 



Të ndryshme
Më shumë
Spitalet në Tetovë, Gostivar, Strugë dhe Kërçovë të mbushur me pacientë27 August 2021
Kroacia ka nevojë për punëtorë sezonal15 June 2021
Adelina Ismaili dhe motrat e saj s’shkojnë në gjykimin e Enver Sekiraçes 7 October 2021