Nga Vendi
14 July 2020
Blerje votash:Reagonë Ministri i Arsimit Arbër Ademi

Në lidhje me një lajm të postuar nga z.Taravari për blerje votash nga ana e babait te ministrit të arsimit Arber Ademi, ky i fundit reagon ne profilin e  tij ne facebook.

Reagimi i plotë:

Të tërbuar, me shpifje nga më të ultat dhe me sulme nga më të paskrupulltat përpiqen ti mashtrojnë qytetarët dhe ti gënjejnë edhe përkrahësit e tyre.

 

Sa të mjerë, nuk e di se si e bëjnë gjumin natën, a po si i shohin me sy fëmijët e tyre.

 

Më kanë thënë se ky person ka prirje të tilla të çmendura, por refuzoja ta besoja.

 

Të prodhosh lajme të rreme duke keqpërdor dhe shpif ndaj familjarëve të mi ose të kujt do tjetër, është punë përbindëshi, është punë dështaku, është punë dëshpërimi. 

 

Turp të kesh Taravari!



Të ndryshme
Më shumë
Në shkollat e Maqedonisë disa paralele ndodhen në izolim për shkak të infektuarve me COVID-19 7 September 2021
Kumanovë: Protestohet kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike14 August 2020
Dorëheqja e Zaevit, çfarë thotë Kushtetuta dhe rregullorja për punën e Kuvendit? 1 November 2021