Nga Vendi
10 January 2024
Nesho: McGonigal ka pranuar se ka kryer korrupsion në SHBA në emër të qeverisë Shqiptare

ftuar në emisionin ‘Task Force’ në SYRI TV me moderatoren, Sonila Meço për të komentuar detajet e reja që kanë dalë në dritë për korrupsionin që ka shkaktuar kryemi9nistri Rama në çështjen McGonigal ishte ambasadori, Agim Nesho.

 

Nesho është shprehur se nga hetimet ka dalë e provuar dhe e pranuar nga McGonigal se ai ka konsumuar korrupsion në emër të qeverisë Shqiptare.

Kjo është për Shqipërinë çështja e shekullit por të tentonin që ky regjim të kapte me mjetet e korrupsionit institucionet e një shteti aleat si SHBA ishte i paimagjinueshëm, edhe për SHAB ky është një rast shumë i rëndë korruptim dhe memorandumi ku do të jepet dënimi për McGonigal pranon disa gjëra. Ky dokument pranon se ky është një rast i pastër korrupsione ku figura e kryeministrit shqiptar ka gënjyer para opinionit publik që shprehej se ishte një marrëdhënie me një zyrtar të lartë të SHBA-së dhe u vërtetua se ishin marrëdhënie interesi korruptive. Është provuar nga ky gjykim që ai është shtyrë për të krijuar një çështje ndaj një qytetari amerikan i cili ishte lotues i një partie politike në Shqipëri.Tani dalim në konkluzionin duke bërë të gjithë interpretimin dhe gjykata amerikane ka harxhuar një sasi të madhe kohe dhe parash për të hetuar shumë thellë ku McGonigal në lidhje me rajonin tonë ishte një person reference. Ky grup nuk ka avancuar interesat e Shqipërisë por i ka prishur atë duke shkaktuar dëme të mëdha si anë atë të drejtësisë shqiptare pasi SPAK duhet të kishte hetuar këtë skandal me përmasa globale.



Të ndryshme
Më shumë
Qendra Ditore “Milenium” hap dyert për të moshuarit me programin e plakjes aktive10 July 2026
10 gjëra që nuk duhet t’i bëni gjatë kohës sa e mbushni baterinë e telefonit27 June 2020
“E kisha pre”, komenti që kishte bërë i dyshuari për vrasjen e 18 vje?ares, duhej të merrej seriozisht24 August 2021