Nga Vendi
14 July 2020
Nesër ditë jo pune për të gjithë qytetarët për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve

Në pajtim me vendimin e Qeverisë nga seanca e 74-të e mbajtur më 7 korrik të këtij viti, 15 korriku, është ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe ajo nuk do të ripunohet, kumtoi sot pres-shërbimi qeveritar.

Nga Qeveria shtojnë se ato institucione, kompani, ndërmarrje dhe organizata të cilat do të vendosin të punojnë më 15 korrik të vitit 2020 duhet të paraqesin punë në ditë jo pune deri tek Inspektorati shtetëror i punës.

“Sipas Ligjit për marrëdhënie pune dhe Marrëveshja e përgjithshme kolektive për sektorin privat nga sfera e ekonomisë, punëdhënësi punëtorit është i obliguar t’i paguajë kompensim dhe shtesë në pagë për punë në festa dhe ditë jo pune të konfirmuara me ligj ose rregullore tjetër”, thuhet në njoftimin e Qeverisë



Të ndryshme
Më shumë
Valon Syla nervozohet, bërtet dhe kritikon aksion në veri: “Njësia Speciale veç ka nejt edhe ka hangër pashteta”28 September 2021
Aksion policor në Strugë, kapen mbi 100 kilogramë marijuanë30 June 2020
Koci për kamarierët shqiptarë: Po u vjen era djersë, s’po mund as të hash ushqim29 June 2021