Nga Vendi
16 January 2024
Tre liderët e LEN-it dhe Bekim Qoku nisen drejtë Amerikës

Në vigjilje të zgjedhjeve Parlamentare dhe ato Presidenciale,opozita shqiptare LEN vazhdon aktivitetet dhe takimet e shumta me mbështetës të tyre dhe jo vetëm informon Tetovasot.

Në kuadër të kësaj ,sot në mëngjes tre liderët  e partive opozitare Bilall Kasami i Besës,Izet Mexhiti i LD dhe ai i Alternativës Afrim Gashi bashkë me Bekim Qokun e VV-së, janë nisur drejt Amerikës ku sipas burimeve të TS ata pritet të zhvillojnë takime me shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në SHBA përfshirë organizata dhe Shoqata të ndryshme atje.

Mendohet se janë rreth 1 milion shqiptarë së bashku me arbëreshët që jetojnë në SHBA. Më së shumti jetojnë në New York, Boston, Florida etj.Ata janë një komunitet shumë i organizuar atje dhe gjithnjë ata kanë ndihmuar parezervë për kauzën kombëtare dhe në shumë forma të ndryshme./TS



Të ndryshme
Më shumë
Carovska: Testimin e nxënësve e koordinon Ministria e Shëndetësisë12 October 2021
Elita Rudi ekspozon trupin në bikini 28 August 2021
Filipçe: OBRM-PDUKM ta kthejë Maqedoninë në kohën e frikës, shantazheve dhe presioneve30 October 2025