ShowBiz
26 January 2024
Në kuadër të një loje, Roza Lati e quan të pamoralshme banoren Erjola Doçi

Ditën e sotme (e enjte) banorët në Big Brother VIP Albania 3 kanë zhvilluar një lojë.

‘Loja e karaktereve’ quhej sfida që solli përplasje të madhe ndërmjet banorëve.

Ata kishin në dorë disa letra, ku duhej t’i vendosin nga një epitet secilit prej konkurrentëve.

Të nofka ‘e pamoralshme’, Roza Lati ia vendosi Erjola Doçit, duke e cilësuar si banore të re dhe se nuk e njeh më shumë.“E pamoralshme po e vendos te Erjola meqë nuk e njoh”, u shpreh ajo.

Prezantuesja reagoi ashpër menjëherë duke i thënë se ‘është vetë’ dhe se do ta ‘njohë së shpejti’.

Duket se Erjolës i ngeli hatri për epitetin që i vuri Roza dhe se sipas saj është fjalë e rëndë. /Telegrafi/

 



Të ndryshme
Më shumë
Mbanin të mbyllur shtetasen e Italisë në një apartament në Ohër, paraburgim për dy të rinj 6 July 2020
Bordi i Paqes konfirmon rolin e Kosovës në Gaza, Shqipëria i bashkohet misionit me mbështetje për sigurinë24 October 2026
Mësuesja 67-vjeçare akuzohet se në rini sulmoi seksualisht tre nxënës17 September 2021