ShowBiz
30 April 2025
Heidi dhe Romeo shfaqen sërish bashkë?

Duket se Heidi dhe Romeo nuk po i ndahen shpirtërisht njëri-tjetrit, pse është bërë gati një vit që dyshja nuk janë më bashkë. Edhe pse konfirmimi për ndarje ka ardhur vetëm nga Heidi, e cila në disa intervista ka thënë se është mirë, kjo ka lënë të nënkuptohet se gjithçka me Romeon ka marrë fund.

Por kjo nuk është e tëra, pasi natën e mbrëmshme, në një koncert të Dren Abazit, dyshja janë parë në të njëjtin ambient. Fansave nuk u ka shpëtuar detaji se ka pasur edhe komunikim me sy mes tyre.

Nuk dihet nëse Heidi dhe Romeo janë ende bashkë, pasi vetëm Heidi ka deklaruar se nuk ka asgjë mes tyre. Ndërsa Romeo, që pas daljes së tij nga “BBVA”, është fokusuar vetëm tek vetja, duke hequr dorë nga çdo prononcim mediatik.

https://x.com/itisalwaysm3/status/1917363149293920542



Të ndryshme
Më shumë
Irani angazhohet: nuk do të prodhojmë kurrë armë bërthamore17 June 2026
I prangosur dhe me kokë ulur, Dardan Krivaqa dërgohet në stacionin policor në Ferizaj24 August 2021
Bislimovski: KRRE i ndërmori të gjitha masat për mbrojtjen e sistemit të energjisë elektrike, incidenti nuk do të më ndikojë 8 October 2021