Nga Vendi
3 May 2025
Emisioni “Muhabete Kulture” me Valmir Azirin

Portali ynë ju fton të ndiqni episodin e parë të emisionit “Muhabete Kulture” me Valmir Azirin, një hapësirë e veçantë mediatike ku trajtohen temat më të ndjeshme dhe më aktuale të kulturës shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Ky emision sjell në fokus zhvillimet, sfidat dhe prurjet e reja në fushën e artit, trashëgimisë kulturore, letërsisë, muzikës, identitetit kombëtar dhe ndikimit të politikave kulturore në shoqërinë shqiptare.

Me një qasje të thelluar dhe diskutime të hapura, Valmir Aziri sjell zëra të rëndësishëm nga komuniteti kulturor, krijues dhe intelektual, duke hapur debate që i japin formë vetëdijes kolektive dhe ruajtjes së identitetit kulturor shqiptar.

“Muhabete Kulture”, aty ku kultura flet shqip dhe ku mendimi kritik merr hapësirën që meriton.

Qëndroni me ne! Episodi i parë së shpejti në platformën tonë./Almakpress

 



Të ndryshme
Më shumë
Shënohen edhe 87 raste me coronavirus në Kosovë, shërohen 31 persona28 June 2020
MSh-Maqedoni: 48.4% e popullsisë mbi 18 vjeç kanë marrë një dozë vaksine20 October 2021
Propozim ligjet për arsimin fillor dhe të mesëm para deputetëve21 September 2020