Nga Rajoni
28 June 2020
Shënohen edhe 87 raste me coronavirus në Kosovë, shërohen 31 persona

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, bënë të ditur se të dielën janë testuar gjithsej 202 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 87 raste pozitive me COVID-19.

Ndërkaq, po ashtu janë shëruar 31 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.425 raste, kurse raste aktive 1.203.

Rastet pozitive sipas komunave të vendit

Komuna e Prishtinës 33 raste;
Komuna e Prizrenit 7 raste;
Komuna e Podujevës 6 raste;
Komuna e Mitrovicës 6 raste;
Komuna e Lipjanit 4 raste;
Komuna e Suharekës 4 raste;
Komuna e Gjilanit 4 raste;
Komuna e Ferizajt 3 raste;
Komuna e Fushë Kosovës 3 raste;
Komuna e Mamushës 3 raste;
Komuna e Skenderajt 3 raste;
Komuna e Vushtrrisë 3 raste;
Komuna e Rahovecit 2 raste;
Komuna e Drenasit 2 raste;
Dhe me nga 1 rast komunat: Kaçanik, Malishevë, Viti dhe Pejë.

Numri total i rasteve pozitive 2677 raste nga 23.339 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 49 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese, njofton Telegrafi.



Të ndryshme
Më shumë
Arjola Demiri thotë se dëgjon sure të Kuranit kur udhëton me makinë18 October 2021
Është hakuar web faqja e Ministrisë së Shëndetësisë24 July 2020
Rovena Stefa bën ndryshimin drastik, sikur ta kishin ‘pickuar’ bletët 2 September 2021