Nga Rajoni
19 September 2026
Dënimi i Thaçit dhe të tjerëve, Vlora Çitaku i kërkon Hagës që ta publikojë aktgjykimin e plotë e pa asnjë redaktim

Deputetja e PDK’së, Vlora Çitaku, ka kërkuar publikimin e plotë të aktgjykimit përmes të cilit janë dënuar Hashim Thaçi dhe të tjerët.

Ajo ka thënë se s’mund të dënosh çlirimtarët e një populli, e pastaj të mos e publikosh aktgjykimin e plotë e pa asnjë redaktim.

“Le ta shohë populli se mbi çfarë “faktesh” e “dëshmish” është ndërtuar një vendim i tillë ndaj katër burrave që rastësisht janë gjallë, sepse kur e kanë veshur uniformën me tri shkronjat e arta, më afër se këmishën në trup e kanë pasë vdekjen”, ka shkruar Çitaku.

Reagimi i plotë

Nuk mundesh me i dënu çlirimtarët në emër të popullit, e pastaj mos me e publiku të plotë, pa asnjë redaktim, aktgjykimin mbi të cilin i ke dënuar.

Të plotë. Pikë e presje.

Le ta shohë populli se mbi çfarë “faktesh” e “dëshmish” është ndërtuar një vendim i tillë ndaj katër burrave që rastësisht janë gjallë, sepse kur e kanë veshur uniformën me tri shkronjat e arta, më afër se këmishën në trup e kanë pasë vdekjen.

Publikojeni të plotë. Pa redaktime. 



Të ndryshme
Më shumë
Marrëveshje historike në Ministrinë e Mjedisit, rritje pagash dhe përmirësim i kushteve për punonjësit31 March 2026
Para koncertit në Korçë, Goran Bregoviq merr ‘bekimin’ e nënkryetarit të komunës së Beogradit19 August 2021
Përmbytet Malësia e Tetovës, banorët: Nuk duam kryeministër shqiptar, duam infrastrukturë (VIDEO)24 June 2020