Nga Vendi
5 May 2025
Nesër në Tetovë do të shfaqet filmi “Pasaporta” nën regji të Eduart Grishaj

Nesër, më 6 Maj në Pallatin e Kulturës në Tetovë, me fillim nga ora 19:00 do të shfaqet filmi “Pasaporta” nën regji të Eduart Grishaj. Ky film trajton çështjet e identitetit, emigrimit, dhe sfidave që shqiptarët përballojnë gjatë përpjekjeve për të krijuar një jetë të re jashtë atdheut të tyre. “Pasaporta” është një film që sfidon audiencën të reflektojë mbi kuptimin e vërtetë të identitetit dhe sakrificat që njerëzit bëjnë për të arritur ëndrrat e tyre.

Regjisori Eduard Grishaj u shpreh se publiku i Tetovës, ashtu si çdo publik shqiptar, duhet ta shikojë këtë film, sepse ky jep mesazhe reale dhe shumë të forta për emigracionin sepse emigracioni për ne shqiptarët është një plagë e vjetër dhe një plage e madhe.

“Çdo shqiptar që do e shikoj këtë film do ta gjej veten, sepse nuk besoj që ka një shqiptar që nuk ka shkuar në emigracion ose nuk ka ndonjë pjesëtarë të familjes që nuk ka ikur. Por përveç atyre jep një mesazhe akoma edhe për të rinjtë që mendojnë sot e kësaj dite për tu larguar nga vendi ilegalisht dhe tregon sa e vështirë është rruga ilegale për të shkuar sot në Amerikë dhe në Kanada dhe në vende të tjera ku ne nuk mund të shkojmë pa viza. Pra përcjellë një mesazh real dhe tregon se si funksionon krimi i organizuar”, tha Grishaj.

Grishaj edhe më tej potencoi se ka pasur arsye të shumta që e kanë bërë që filmin “Pasaporta” ta sjellë në Tetovë.

“Tetovën e kam zgjedhur për dy arsye: arsyeja e parë që kur kam sjellë filmin e fundit “Sofia” në Shkup një pjesë të madhe të audiencës së filmit kanë qenë nga Tetova. Jam i informuar një nga qytetet më të mëdha ku ka shqiptarë është Tetova dhe kisha shumë dëshirë për të shkuar në Tetovë, sepse unë në Shkup kam qenë vitin e kaluar, dhe në Tetovë nuk kam qenë, dhe kam dashur që t’i shpërblejë borxhin Tetovës në një farë mënyre. Arsyeja e dytë është që unë doja ta bëja edhe në Shkup por mungesa e mbështetjes të institucioneve në Shkup e bënë të pamundur që unë të vij atje”, tha Grishaj.

Ky film deri më tani është shfaqur në vende të ndryshme në mbarë botën./ Portalb.mk



Të ndryshme
Më shumë
Ahmeti: Zaevi e ka tepruar me deklarata se do ta çon BDI-në në opozitë 9 July 2020
Escobar: BE të mos shtyjë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut20 September 2021
Taravari shpall fitoren në Gostivar: Nga nesër presim zgjedhjet e reja parlamentare31 October 2021