Nga Vendi
10 May 2025
Një incident tjetër mes shtetasve turq në Maqedoninë e Veriut

Ndërkohë një incident tjetër mes shtetasve turq. Prokuroria Themelore Publike në Shkup lëshoi urdhër për procedurë hetimore kundër shtetasit turk 35-vjeçar, i cili dyshohet se për tentim vrasje. Pas mesnatës në afërsi të Klubit të Deputetëve, ai me dashje ka tentuar të privojë nga jeta një tjetër shtetas turk. Pas një përplasjes verbale, filluan përleshjen fizike me çrast i dëmtuari ra në tokë. Në atë moment, i dyshuari mori një kapak të pusetës dhe e goditi disa herë në kokë. Edhe pse i lënduari humbi ndjenjat, i dyshuari vazhdoi ta godiste me shqelma në kokë dhe trup. Pas mbërritjes se policisë, i dyshuari nuk ndalonte së godituri të lënduarit. Prokuroria theksoi se ekziston rreziku i arratisjes së 35- vjeçarit, pas nuk ka vendbanim të regjistruar në Maqedoninë e Veriut dhe për këtë qëllim u propozua caktimi i masës së paraburgimit. /Alsat.mk



Të ndryshme
Më shumë
Hoxha: Do të jap dorëheqje nga pozita e ministrit nëse vazhdojmë qeverisjen me BDI-në 5 November 2021
Mexhiti hap derën për Selën në Qeveri dhe paralajmëron ndryshime në kabinet29 April 2026
Bitcoini arrin vlerën më të madhe në histori21 October 2021