Nga Rajoni
10 May 2025
Më 13 qershor Kosova nënshkruan marrëveshjen me SHBA-në për bashkëpunim në mbrojtje

Kosova sivjet do të jetë këtë  nikoqire e e stërvitjes më të madhe ndërkombëtare në rajonin e Ballkanit Perëndimor “Defender Europe” për vitin 2025.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar së ushtrimi më i madh ushtarak që drejtohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës “Defender Europe” do të mbahet nga data 27 maj deri më 6 qershor.

Kurti po ashtu njoftoi se më 13 qershor do të nënshkruhet marrëveshja kornizë për bashkëpunim në mbrojtje mes Kosovës e SHBA-së.

''Kosova nga data 27 maj deri më 6 qershor do të jetë vend nikoqir i ushtrimit më të madh ushtarak amerikan në Evropë “Defender  Europe 2025”. Mbi 1 mijë ushtarakë të FSK-së do të jenë të angazhuar në këtë ushtrim brenda Kosovës dhe jashtë saj.  Më 13 qershor në Washington, në Departamentin e Mbrojtjes do të nënshkruhet marrëveshja kornizë për bashkëpunim në mbrojtje që përfshin periudhën 2025- 2030. Kjo është marrëveshja  e dytë që nënshkruhet me një vend partner e aleat pas asaj me Republikën e Turqisë të nënshkruar më 29 janar 2024″, tha Kurti sot.

Në muajin Mars, Qeveria e Kosovës pati miratuar Nismën për lidhjen e Marrëveshjes Kornizë për bashkëpunim në fushën e Mbrojtjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuar nga Departamenti i Mbrojtjes.

Kjo marrëveshje parasheh pesë pika kryesore: Planifikimi i mbrojtjes dhe qeverisjen e mbrojtjes,  menaxhimi i resurseve humane dhe të mbrojtjes, ndërtimi i kapaciteteve strategjike ushtarake, bashkëpunimi me qëllim angazhimin regjional dhe ndërkombëtar.

Si pikë e pestë është përmendur mbështetja në aspektin e implementimit të elementeve kyç të mbrojtjes, atë të qëndrueshmërisë strategjike



Të ndryshme
Më shumë
Për hyrje nga Maqedonia në Greqi duhet të keni test PCR27 August 2021
Tri marrëveshje ekonomike Kosovë-Serbi pritet të konkretizohen në Uashington22 August 2020
Kumanovë: 17 të punësuar dhe 76 nxënës janë infektuar që nga fillimi i vitit shkollor21 September 2021