Nga Vendi
12 May 2025
Ali Ahmeti në Akademinë përkujtimore për Fadil Vatën: Nderim për një jetë të dhënë për lirinë

Sot në Prishtinë u mbajt Akademia përkujtimore me rastin e 35-vjetorit të ndarjes nga jeta të veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Fadil Vata. Në këtë ngjarje domethënëse mori pjesë edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili së bashku me miq dhe bashkëveprimtarë të dikurshëm të Fadilit, shprehu nderimin për figurën dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm.

Fadil Vata përfaqëson një nga figurat më të qëndrueshme dhe të përkushtuara të lëvizjes kombëtare shqiptare. Ai ishte udhëheqës në radhët e LPK-së dhe përballoi me guxim torturat më çnjerëzore, pa u lëkundur kurrë nga besimi në idealin e lirisë dhe pavarësisë së shqiptarëve. Atdhedashuria për të nuk ishte një emocion i zakonshëm, por një forcë jetësore që i përcaktonte çdo veprim dhe sakrificë.

Pjesëmarrja e Ali Ahmetit në këtë akademi përkujton jo vetëm lidhjen e fortë të bashkëveprimtarëve të asaj kohe, por edhe domosdoshmërinë që historia e tyre të ruhet dhe të nderohet brez pas brezi./Almakpress



Të ndryshme
Më shumë
Erdogan: Jemi të gatshëm të takohemi me qeverinë e formuar nga talibanët20 August 2021
Më 10 mars 2007 përfunduan pa marrëveshje bisedimet për statusin e Kosovës në Vjenë10 March 2026
E paragjykuan për ngjyrën e lëkurës, reagon ashpër konkurrentja e “Për’puthen”29 September 2021