Nga Vendi
14 May 2025
Mexhiti për Taravarin: Nga rruga e Arbën Xhaferit përfundoi në rrugën e Ali Ahmetit

Zëvendëskryeministri i parë dhe njëherësh kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka reaguar ndaj kritikave të ish-partnerëve të koalicionit VLEN dhe Qeverisë, përfshirë edhe Arben Taravarin, lidhur me mosrealizimin e projekteve infrastrukturore, siç është rruga Tetovë–Prizren.

Mexhiti ka vlerësuar se këta ish-partnerë nuk kanë të drejtë morale të flasin për projekte të parealizuara, pasi, sipas tij, veprimet e tyre kanë treguar se prioritet nuk ka qenë interesi i qytetarëve apo anëtarësisë së tyre.

“Mendoj që nuk kanë të drejtë morale ata të flasin për realizim projektesh, për realizim rrugësh. Ndërsa më vjen keq që këta nuk e patën prioritet interesin e anëtarësisë së vet,” deklaroi Mexhiti.

Ai ka qenë i ashpër në tonin e tij, duke akuzuar Taravarin se, ndonëse kishte mbushur gojën me rrugën “Arbën Xhaferi”, në fund përfundoi në “rrugën e Ali Ahmetit”.

“Gojën plot në rrugën Arbën Xhaferi dhe përfunduan në rrugën e Ali Ahmetit. Pra, ju qoftë përhajr,” u shpreh Mexhiti.

Kryetari i Lëvizjes Demokratike tha se pavarësisht zhvillimeve të fundit, Koalicioni VLEN mbetet një bllok i fortë politik, i përkushtuar në realizimin e projekteve konkrete për qytetarët.

“Ne vazhdojmë si bllok i fuqishëm si VLEN, të përkushtuar në realizimin e projekteve. Edhe vet puna do të flasë për dallimin dhe ndryshimin ndërmjet neve dhe atyre,” përfundoi Mexhiti./Almakpress



Të ndryshme
Më shumë
Kanë votuar 7.861 të sëmurë, 1.235 të burgosur dhe 234 persona nga shtëpitë për kujdes15 July 2020
Zjarrfikësit sllovenë pritet sot pasdite të arrijnë në Berovë29 July 2025
Moti me diell dhe i ngrohtë, temperatura deri në 36 gradë 6 July 2021