ShowBiz
3 August 2020
E bija i ka sugjeruar një tatuazh, Loredana e realizoi në krah për dëshirën e Hanës

Hana, vajza e Mozzik dhe Loredanës, është rritur mjaftueshëm sa për t’i dhënë ide tatuazhesh së ëmës! Të paktën, kështu u shpreh reperja teksa i tregonte ndjekësve tatuazhin e ri në krahun e saj.

Një panda e vogël e shtrirë, ishte kërkesa e Hanës!

“Hana e donte këtë, prandaj e bëra!”- shkruan Loredana në foton e postuar në Instastory.

Arushët panda mund të jenë të preferuarët e vogëlushes Hana dhe nëse po, kaq mjafton për t’u kthyer në tatuazh minimalist në trupin e Loredanës.



Të ndryshme
Më shumë
BDl – Saraj, pret fitore të madhe në zgjedhjet parlamentare 2 July 2020
9 të vdekur dhe 176 të prekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit28 June 2020
Danillovski: Maqedonia do të përfshihet nga një valë e re me coronavirus28 October 2021