Nga Vendi
14 May 2025
Arben Taravari jep dorëheqje nga posti i ministrit të Shëndetësisë – të martën dorëhiqen edhe funksionarët e tjerë të ASH

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka njoftuar se nesër do të dorëzojë dorëheqjen e tij nga posti qeveritar, duke formalizuar kështu largimin e Aleancës për Shqiptarët nga koalicioni me VLEN-in dhe kalimin në opozitë.

Në një deklaratë për TV24, Taravari tha: “Nesër do ta dorëzoj dorëheqjen time në Qeveri. Nuk kemi qenë në qeveri për poste, por për të sjellë ndryshimin që e kemi premtuar. Fatkeqësisht, ky ndryshim nuk ka qenë ai që qytetarët kanë pritur.”

Pas dorëheqjes së Taravarit, pritet që gjatë të martës të formalizohen edhe dorëheqjet e funksionarëve dhe drejtorëve të emëruar nga Aleanca për Shqiptarët në institucione dhe ndërmarrje publike. Lëvizja vjen si rezultat i vendimit politik të partisë për t’u distancuar nga VLEN dhe për të kaluar në opozitë.

Ende mbetet e paqartë nëse zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, do të ndjekë të njëjtin hap. Taravari nuk komentoi nëse Fetai do të dorëhiqet, por nënvizoi se vendimi për t’u larguar nga qeveria bazohet në parime politike dhe pritshmëritë e qytetarëve.

Largimi i Aleancës për Shqiptarët nga Qeveria vjen në një moment kritik për skenën politike në vend, duke shtuar paqartësi mbi stabilitetin e koalicionit aktual dhe të ardhmen e bashkëpunimit ndërpartiak./Almakpress



Të ndryshme
Më shumë
Dje në Maqedoni janë aplikuar 13.037 vaksina 1 September 2021
Bie borë në Afrikën e Jugut, banorët befasohen31 August 2021
Është ulur numri i pacientëve të shtruar në spitalin e Tetovës28 September 2021