Nga Rajoni
13 August 2021
Masat e reja kufizuese, rikthehen maskat, dasma vetëm me dëshmi për vaksinim dhe testin COVID-19

Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me coronavirus është 4,414, ndërsa një ditë më parë Qeveria e Kosovës njoftoi për masat e reja kufizuese.

Me këto masa të reja, rikthehen maskat, hyrja në dasma vetëm me dëshmi për vaksinim ose testin COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se masat kufizuese kundër COVID-19, do të hyjnë në fuqi nga data 20 gusht dhe do të vlejnë deri më 10 shtator.

Megjithatë, Vitia tha se gjatë kësaj kohe mund të ketë edhe masa tjera reja, transmeton Telegrafi.

“Qeveria vendosi masa të reja, ashtu siç kemi paralajmëruar më parë për shkak se varianti Delta ka qenë dominues në shtetet evropiane, përfshirja e këtij virusi në vendin tonë ka qenë e pashmangshme, dhe kërkojmë bashkëpunim nga qytetarët. Në mesin e masave të ndërmarra sot veçojmë:

Nga data 20 gusht deri më 10 shtator, hyrja në diskoteka, në ambientet ku mbahen ahengjet familjare, tubimet masive, festivale e tjera, të cilat kanë kapacitetet deri në 100 persona, lejohet vetëm nëse klientët kanë një dëshmi si certifikate të vaksinimit, testit PCR negativ, dëshmi së personi ka kaluar coronavirusin, ose rezultat pozitiv të antitrupave.

Nga data 20 gusht deri më 10 shtator, një nga dëshmitë cekura më lartë duhet të kenë bizneset që janë në kontakt me klientët.

Pas vendimit, në institucionet publike ndalohet hyrja pa maska dhe obligohet bartja e maskave në ato ambientet. Kjo është obligative”, deklaroi ai.
Vitia gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19.



Të ndryshme
Më shumë
Gruaja e bën për spital burrin21 June 2021
Shtohen rastet me virus, 121 të prekur dhe 3 vdekur në 24 orët e fundit10 September 2020
Ja disa shenja që tregojnë se jeni të stresuar31 July 2020