Nga Vendi
17 May 2025
VLEN: "Koalicioni i Ahmetit po shembet, shqiptarët kërkojnë ndryshim të vërtetë"

Koalicioni opozitar shqiptar në Maqedoninë e Veriut, VLEN, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit politike, duke akuzuar kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, për “manipulim politik, korrupsion dhe pazare të fshehta me pushtetin” në përpjekje për të shpëtuar karrierën e tij politike.

Në një deklaratë për media, VLEN shprehet se “koha e Ahmetit ka mbaruar dhe shqiptarët nuk janë më të gatshëm të mashtrohen nga premtime boshe”. Sipas tyre, Ali Ahmeti dhe partia e tij, BDI, janë në fazën e fundit të rrugëtimit politik, pas dy dekadash që – sipas koalicionit opozitar – janë karakterizuar nga “kapja e shtetit, shantazhet dhe shërbimet e errëta të Soravisë”.

“Pushteti i Ahmetit është ndërtuar mbi kërcënim, frikë dhe manipulim, e sot ai po shembet nën peshën e vet”, thuhet në reagimin e VLEN-it, duke nënvizuar se përpjekjet aktuale të liderit të BDI-së janë vetëm manovra të fundit për të shmangur llogaridhënien.

Deklarata e VLEN-it përfshin edhe një koment të ashpër ndaj Arben Taravarit, i cili kohët e fundit u largua nga ky koalicion, për t’iu bashkuar një kursi tjetër politik. Sipas VLEN, Taravari është bërë “mjet ndihmës në duart e një politike të dëshpëruar” dhe nuk përfaqëson më idealin e ndryshimit.

“Taravari ka zgjedhur të bëhet pjesë e këtij plani, por nuk është as vendimmarrës, as qendror – është vetëm një mjet i hedhur në tavolinën e një politike të dëshpëruar”, theksohet në deklaratë.

Koalicioni u bën thirrje të gjithë aktivistëve, simpatizantëve dhe votuesve të zhgënjyer të Aleancës për Shqiptarët (ASH) që të bashkohen me VLEN-in, duke theksuar se kjo betejë nuk ka të bëjë me poste, por me të ardhmen e popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

“Ndryshimi është tashmë në lëvizje dhe nuk ka kthim prapa. As skenarët e vjetër, as pazaret e fshehta nuk do ta ndalin dot vullnetin e qytetarëve për dinjitet, drejtësi dhe përfaqësim të ndershëm”, përfundon deklarata e Koalicionit VLEN./Almakpress



Të ndryshme
Më shumë
Presidenti sllovak Pellegrini qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë, do të takohet me krerët shtetëror14 October 2025
“Për 10 ditë kishin me vete 10 pula”, pronarët e apartamenteve në Ohër ankohen për turistët vendas25 August 2021
Naim Abazi thotë se është si Iniesta, shikojeni çka bën me top23 June 2021