Nga Vendi
19 May 2025
Strumicë: Arrestohet 53-vjeçari për posedim dhe kultivim të lëndëve narkotike

Një 53-vjeçar nga Strumica është ndaluar nga policia, pasi gjatë një kontrolli në banesën e tij janë gjetur substanca narkotike dhe fara të bimës së kanabisit.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se aksioni është realizuar mbrëmjen e 18 majit, rreth orës 21:35, nga zyrtarët policorë të SPB Strumicë.

“Më 18.05.2025 në orën 21:35 në Strumicë, policia nga SPB Strumicë kanë ndaluar Z.R. (53) nga Strumica. Gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar marijuanë dhe fara të bimës së kanabisit,” thuhet në njoftimin zyrtar të MPB-së.

Personi i dyshuar është ndaluar në Stacionin Policor të Strumicës dhe ndaj tij po zhvillohen procedurat hetimore.

Sipas MPB-së, për rastin është informuar Prokuroria Themelore Publike e Strumicës, e cila do të ndërmarrë hapat e mëtejshëm ligjor.

Autoritetet theksojnë se lufta kundër shpërndarjes dhe kultivimit të lëndëve narkotike do të vazhdojë me intensitet të shtuar në të gjitha rajonet e vendit./Almakpress



Të ndryshme
Më shumë
KASAMI: Ne do të jemi garanci se ky program zgjedhor nuk do të jetë vetëm një pamflet parazgjedhor28 June 2020
Deri në fund të javës do të arrijnë një pjesë e afganëve që do të qëndrojnë në Maqedoni19 August 2021
Tha se u largua për të shmangur gjakderdhjen, ende e paqartë se ku ndodhet ish-presidenti i Afganistanit18 August 2021