Nga Rajoni
31 May 2026
Vizitë e ngjeshur diplomatike në Prishtinë: Ferit Hoxha takohet me krerët e shtetit kosovar dhe komandantin e KFOR-it

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mbërriti sot në Prishtinë për një sërë takimesh të rëndësishme diplomatike me krerët më të lartë të shtetit kosovar.

Dita nisi me takimin me ushtruesen e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ndërsa më pas Hoxha u prit nga Kryeministri Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministri i Parë e Ministër i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca. Rreth orës 12.10, të dy ministrat do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen zyrtare të MEPJ.

Axhenda e Hoxhës përfshin edhe takime me drejtues të partive politike kosovare, mes të cilëve Bedri Hamza, kryetar i PDK-së, Ardian Gjini, kryetar i Aleancës, dhe Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së.

Vizita do të mbyllet me një takim në Bazën e KFOR-it me Gjeneral-major Ozkan Ulutash, Komandant i KFOR-it, si dhe me pjesëtarët e kontingjentit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë të angazhuar në këtë mision.



Të ndryshme
Më shumë
Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme30 April 2025
Maqedonia zë vendin e dytë në rajon për numrin e të vdekurve nga Covid 1929 August 2020
Sela nuk përjashton koalicionimin me VMRO-në11 July 2020