Nga Vendi
20 May 2025
Aksident në Shkup – lëndohet rëndë një motoçiklist, MPB jep detaje

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkup, ku një motoçiklist ka mbetur i lënduar rëndë si pasojë e përplasjes me një automjet.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), më 19 maj 2025, rreth orës 19:20, në kryqëzimin ndërmjet bulevardit “Brigada Maqedono-Kosovare”, bulevardit “Sllovenia” dhe bulevardit “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture “Volkswagen” me targa të Shkupit, e drejtuar nga I.K. (29) nga Shkupi, dhe një motoçiklete “Honda”, gjithashtu me targa të Shkupit, që drejtohej nga M.F. (18), po ashtu nga Shkupi.

Si pasojë e përplasjes, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”, ku edhe është konstatuar gjendja e tij.

“Një ekip policor nga SPB Shkup ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer hetimet përkatëse,” thuhet në njoftimin e MPB-së.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit janë në vijim./Almakpress



Të ndryshme
Më shumë
KQZ certifikon 3 koalicione e 1 kandidat të pavarur, dy subjekte rrëzohen për mungesë nënshkrimesh14 May 2026
ZPS kërkoi dënim me gjashtë vjet burgim për Hashim Thaçin, reagon avokati Misetiq10 September 2026
Ju jeni kafshë, mësuesja nga Shkupi ofendon nxënësit 23 September 2021