Nga Vendi
21 May 2025
Hungarezi ndalohet në pikën kufitare Tabanoc, iu gjet drogë në automjet

Një shtetas hungarez është arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar Tabanoc pasi në automjetin e tij u gjet lëndë narkotike, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut (MPB).

Sipas MPB-së, arrestimi ndodhi më 20 maj, rreth orës 08:20, gjatë një kontrolli të rregullt kufitar. Oficerët e policisë ndaluan dhe inspektuan një automjet me targa hungareze, i cili drejtohej nga shtetasi C.Z. (47) nga Hungaria.

“Gjatë kontrollit të automjetit, në pjesën e sipërme të xhamit të përparmë, në tapiceri, u gjet dhe u konfiskua marihuanë,” thuhet në njoftimin zyrtar të MPB-së.

Menjëherë pas zbulimit të drogës, në vendngjarje ka intervenuar një ekip nga Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë, i cili ka kryer inspektimin e plotë dhe ka sekuestruar lëndën narkotike për procedura të mëtejshme ligjore.

“Pas dokumentimit të plotë të rastit dhe në konsultim me prokurorin publik, ndaj personit do të ngrihen akuza përkatëse,” kanë bërë të ditur nga MPB.

Ngjarja po hetohet ndërkohë që autoritetet kanë filluar procedurat ligjore ndaj të dyshuarit./Almakpress/

 

 



Të ndryshme
Më shumë
Dita e dytë pa asnjë të vdekur në Tetovë nga Covid-19 8 September 2021
Figurat kryesore politike në rajon reagojnë për ndarjen nga jeta të Shpat Kasapit26 November 2025
Turqia tërhiqet zyrtarisht nga traktati kundër dhunës ndaj grave 1 July 2021