Nga Vendi
21 May 2025
Taravari takon Edi Ramën: “Me kryeministrin më europian të momentit”

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, është takuar së fundmi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Takimi u zhvillua në kuadër të diskutimeve për zhvillimet politike në rajon dhe për forcimin e bashkëpunimit ndërshqiptar në periudhën paszgjedhore në Maqedoninë e Veriut.

Pas takimit, Taravari ka shpërndarë një mesazh në rrjetet sociale ku vlerësoi lart figurën e kryeministrit shqiptar, duke e cilësuar si liderin më të angazhuar për integrimin evropian.

“Me kryeministrin më europian të momentit ose si thuhet kudo kohët e fundit: me Edin,” shkroi Taravari, duke nënkuptuar një afrim dhe bashkëpunim të ngushtë me lidershipin e Tiranës.

Takimi vjen në një moment të rëndësishëm për skenën politike në Maqedoninë e Veriut, ku partitë shqiptare po shqyrtojnë opsionet për bashkëpunim të mëtejshëm në qeverisjen e vendit dhe përfaqësimin e denjë të shqiptarëve.

Nuk janë dhënë ende detaje të tjera zyrtare mbi përmbajtjen e bisedës mes dy liderëve, por pritet që në ditët në vijim të ketë më shumë informacion mbi hapat që do të ndërmerren në vijim./Almakpress



Të ndryshme
Më shumë
Mbi 15 mijë raste aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut 6 September 2021
Aksident trafiku, humbë jetën motoçiklisti nga Pallatica e Tetovës14 July 2020
Gjermania gjen zgjidhjen për të eliminuar maskat (FOTO)15 May 2020