Nga Vendi
23 May 2025
Taravari: Premtuam ndryshim për vitin 2024, por nuk mund të themi me krenari se e sollëm atë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, ka pranuar se premtimi për ndryshim në vitin 2024 nuk është përmbushur siç ishte parashikuar. Gjatë një takimi të mbajtur për të zgjedhur shefin e shtabit zgjedhor të partisë, Taravari ka theksuar se qytetarët nuk ndihen më mirë se më parë, përkundrazi, shumë prej tyre mendojnë se situata ka shkuar drejt përkeqësimit.

“Në vitin 2024 thamë që do e sjellim ndryshimin, por tash nuk mund të themi me krenari që kemi sjellur ndryshim. Nëse shkoni në ndonjë institucion si në doganë, spitale etj, dhe pyesni: A jeni më mirë tani apo para se të vinim ne? Të gjithë do të thonë se përpara ishim më mirë se sa jemi tash”, deklaroi Taravari.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur Aleanca për Shqiptarët po përgatitet për zgjedhje të reja dhe po përballet me sfida të shumta në terren, përfshirë edhe pakënaqësitë e qytetarëve lidhur me performancën institucionale. Taravari u shpreh se është e nevojshme një analizë e thellë e gabimeve të bëra dhe një qasje më serioze ndaj pritshmërive të elektoratit./Almakpress

 

 



Të ndryshme
Më shumë
HISTORIKE/ Tërmet 8 ballë Bayerni turpëron Barcelonën në Champions League 15 August 2020
Publikohen 4 kushtet e Beogradit për t’u kthyer në dialog: Asociacioni dhe policia të shkojë në veri me miratim të serbëve23 September 2021
Gjithçka që dihet zyrtarisht nga zjarri në spitalin modular në Tetovë 9 September 2021