Nga Vendi
1 June 2025
BDI: Drejtësia e poshtëruar dhe nën pushtetin politik

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj, siç thotë, heshtjes së Prokurorisë Publike përballë rasteve të rënda me pasoja shoqërore dhe urbane, duke e cilësuar këtë institucion si “vegël të bindur të pushtetit politik”.

Në një kumtesë për media, BDI thekson se në rasti tragjik në Koçan nuk është thirrur asnjë funksionar partiak si i dyshuar, ndaj sipas tyre kjo tregon për “një drejtësi të dirigjuar dhe të kontrolluar politikisht”.

BDI gjithashtu ngriti shqetësimin për ndërtimet pa leje në komunën e Çairit, duke i cilësuar si “krim urban që rrezikon mijëra qytetarë”. Sipas BDI-së, këto objekte janë ndërtuar pa kushte teknike dhe pa infrastrukturë për emergjenca, ndërsa institucionet kompetente vazhdojnë të heshtin.

 

“Kjo nuk është më drejtësi selektive – është drejtësi e shuar, e orientuar me vetëdije kundër interesit publik. Kur drejtësia hesht aty ku duhet të flasë, ajo bëhet bashkëpunëtore e krimit,” thuhet në kumtesë.



Të ndryshme
Më shumë
Mickoski: Mexhiti mbështet protestën për UÇK-në për të mos humbur pikë politike10 December 2025
Prej sot vazhdon paraqitja e rregullt e personave të papunë në Agjencinë për Punësim15 September 2020
OBRM-PDUKM: Zaev vendos tatim krize dhe jo taksë ekologjike 1 July 2021