Nga Vendi
2 June 2025
Tre muaj pa paga – Infermierët e Tetovës dalin sërish në protestë

Dhjetëra infermiere dhe personel teknik me statusi të pazgjidhur të punës, dolën sot sërish në protestë përpara Spitalit Klinik të Tetovës.

Ata thanë se përveç se s’kanë vendime pune, kanë tre muaj pa rroga.

“Spitali i Tetovës mbahet gjallë nga ne, por neve na kanë harruar. Ne nuk po kërkojmë dhurata, kërkojmë pagat tona të vonuara, kërkojmë kontratat tona të munguara, vendimet tona të merituara dhe të premtuara. Boll më me rrena. Mjekët shpëtojnë njerëz, stafi ynë shpëton mjekët, por pyetja është se kush do të na shpëtojë neve”, tha infermierja Fluturie Islami.

 

Ndërsa kryeinfermierja Dita Zaimi, e cila tha se është autorizuar nga drejtori i spitalit Agim Berisha për t’u prononcuar, tha se nuk është e vërtetë që infermieret nuk kanë marrë tre paga, por vetëm paga e prillit nuk është paguar.

“Se tre rroga nuk kanë marrë, nuk është e vërtetë. Nuk kanë marrë vetëm pagën e prillit. Vetëm këtë dua t’i demantojë se nuk janë tre, është vetëm paga e prillit që nuk është paguar dhe muaji maj tani ka mbaruar, dmth edhe ne i marrim deri më datën 15 pagat, ata gjithmonë i kanë marrë 1 apo 2 ditë para nesh, ose pas nesh, dmth tani me 15 vjen paga”, tha kryeinfermierja Dita Zaimi.

Ajo kërkoi që punonjësit të formojnë grup pune dhe të adresojnë kërkesat e tyre me shkresë zyrtare, ndërkaq thotë se nuk është e vërtet se punonjësit tre muaj nuk kanë marrë paga./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Ndërmerren masa kundër mësimdhënësit i cili ushtroi dhunë në një shkollë në Butell të Shkupit27 October 2021
Qeveria miraton strategjinë e re për mbrojtjen e fondeve të BE-së nga mashtrimet14 July 2026
Prokuroria nis hetim ndaj një 23-vjeçare, dyshohet për keqtrajtim të foshnjës së saj gjashtë muajshe11 November 2025