Nga Vendi
4 June 2025
"Arrestohet një person në Koçan gjatë një bastisjeje për posedim lëndësh narkotike"

 

MPB Maqedoni njofton se dje (03.06.2025) në orën 16.05 në Koçan, zyrtarët e policisë nga Departamenti i Punëve të Brendshme në Koçan arrestuan A.G. (28) nga Koçani.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore në Koçan, u gjet dhe u sekuestrua marihuanë dhe sende me gjurmë të një substance pluhuri të bardhë.

“Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihen kallëzime përkatëse”, thonë nga MPB.



Të ndryshme
Më shumë
BDI: Edhe më shumë, edhe më mirë për Tetovën tonë28 September 2021
Zaev: Vijojmë përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes me Bullgarinë19 December 2020
Pse duhet te mbani kripë me vete në rast rreziku?21 September 2021